Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Futbolli i yjeve “zbret” në Tring Sport! Është koha për superduelet evropiane
Është koha për spektakël në Serie A, është koha për Superderbin e Italisë. Mitiku Juventus-Inter “i vë flakën” Torinos dhe fundjavës në TRING SPORT. Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit, ndeshja e rivalitetit të përjetshëm mes dy kryeqendrave italiane, ndeshja që ndez tifozerinë e zjarrtë. Bashkë me Milan – Bologna, Fiorentina – Napoli, apo klasikun plot histori Bayern – Hamburg në Bundesligën gjermane do të jenë në qendër të maratonës sportive të kësaj fundjave sensacionale në TRING, platformën sportive më të madhe në Shqipëri. Ndërkohë, me javën e parë të Fazës së Ligës në Champions, rikthehet futbolli i yjeve dhe mesjava ofron super duelet evropiane. E marta sjell një përballje epike, “Zonja e Vjetër” e Italisë pret në shtëpi Dortmundin...