Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SHBA ndërpret dialogun me Kosovën, ambasada amerikane në Prishtinë: Veprimet e Kurtit kanë rritur tensionet
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialgoun strategjik me Kosovën.Vendimi i paprecedentë vjen për shkak të shqetësimeve amerikane në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. “Veprimet e qeverisë së përkohshme në Prishtinë kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë. Në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se SHBA-të mbeten të përkushtuara për të çuar përpara interesat e përbashkëta të shteteve të bashkuara dhe popullit të Kosovës. “Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik....