Rabiot e bën Milanin të ëndërrojë: Jam gati, dua të shënoj të paktën 10 gola në sezon

Rabiot e bën Milanin të ëndërrojë: Jam gati, dua të shënoj të paktën 10 gola në sezon

12 Shtator 2025 14:16 Alfred Lleshi Adrien Rabiot është prezantuar si lojtar i ri i Milanit, ku do të ribashkohet me Allegrin pas përvojës së përbashkët te Juventusi. Francezi shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij: “Kam pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me Allegrin. Më telefonoi sapo firmosi me Milanin. Projekti i tij më bindi, prandaj zgjodha Milanin, edhe pse kisha mundësi të luaja Champions me ekipe të tjera. Dua të shënoj të paktën 10 gola”. Rabiot tha se është gati të debutojë ndaj Bologna: “Jam stërvitur mirë dhe, nëse trajneri vendos, jam gati ta ndihmoj skuadrën”. Për takimin me Jonathan Rowe, pas sherrit në Francë, shtoi: “Do të jetë bukur ta takoj. Çdo gjë ndodhi në dhomat e zhveshjes dhe nuk i ndryshon marrëdhëniet tona”....