Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Laporta: “Camp Nou”? Stadiumi është gati, do të kthehemi aty së shpejti
12 Shtator 2025 14:40 Alfred Lleshi Barcelona po pret me padurim rikthimin në “Camp Nou”. Punimet për rinovimin e plotë të stadiumit po ecin përpara, mund të ketë hapje të pjesshme që këtë muaj. Presidenti Joan Laporta tha: “Shpreh mirënjohjen time për mirëkuptimin maksimal të treguar nga anëtarët dhe tifozët gjatë gjithë këtij procesi. Ka entuziazëm dhe emocion të madh. Stadiumi është përfunduar dhe gati, tani duhet të përmbyllim procedurat administrative dhe formale. Së shpejti do të kthehemi në shtëpi. Nuk mund ta them momentin e saktë, sepse varet nga lejet që duhet të marrim nga autoritetet kompetente”.