‘Rama 4’, qeverisja me kartelet e Troplinëve, Sorosit e McGonigal/ Protesta e PD-së në Parlament

‘Rama 4’, qeverisja me kartelet e Troplinëve, Sorosit e McGonigal/ Protesta e PD-së në Parlament

Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan sot një ‘protestë’ brenda Kuvendit, duke mbajtur pankarta dhe foto me ministrat e rinj të kabinetit të prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama. Protesta vjen si një reagim ndaj një qeverie që opozita e konsideron të lidhur me krimin dhe skandalet e vazhdueshme, përfshirë çështjen e McGonigal. Pankartat dhe fotot e mbajtura nga deputetët tregojnë mesazhe të qarta: ata lidhin emrat e ministrave të rinj me akuza për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe përgjegjësi në çështje që opozita i ka denoncuar vazhdimisht. Deputetët e opozitës thanë se kjo është vetëm fillimi i një beteje të vazhdueshme për të mbrojtur interesin publik dhe për të denoncuar çdo veprim që cenon ligjin dhe shtetin ligjor. Sipas tyre, kabineti i ri nuk...