Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E dërguara me punë e SHBA ndjek seancën/ SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme “bojkotojnë” Parlamentin
E dërguara me punë e SHBA-së, Nancy Van Horn, vendosi të ndjekë nga afër seancën e parë për këtë sesion parlamentar. Përveç saj, në Kuvend kanë marrë pjesë edhe disa ambasadorë të tjerë, të cilët po ashtu po ndjekin seancën parlamentare. SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme “bojkotojnë” Parlamentin Ndërkohë, drejtuesi i SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, edhe pse ishin ftuar, nuk morën pjesë. Në sallë, karriget e përfaqësuesve të dy organeve të drejtësisë mbetën bosh. Ndërsa nga gjyqësori, të pranishëm ishin drejtuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, Holta Zaçaj dhe Sokol Sadushi.