Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Ka nisur me tensione edhe seanca e parë e legjislaturës së XI, ku do të betohen e rinj të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Partia Demokratike, e cila së bashku me aleatët e saj në këtë mandat ka 50 deputetë, nisi aksionin opozitar, duke shpalosur pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të mbishkruara me akuza. Pas ngritjes së komisionit të verifikimit të mandateve me 6 emra nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, kreu demokrat Sali Berisha kërkoi fjalën në seancë. “Nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk e lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, por vetëm presto nomet”, tha Berisha ndërsa rreth foltores u mblodhën deputetë e tjerë opozitarë me pankarta në duar.