City sfidon United, derbi i Manchesterit mes dilemave dhe “fytyrave” të reja

City sfidon United, derbi i Manchesterit mes dilemave dhe “fytyrave” të reja

Këtë të dielë në Premier League do të vihet në skenë një përballje tepër emocionuese si derbi i Manchesterit, mes United dhe Cityt. Të dyja skuadrat nuk i kanë bërë një nisje pozitive këtij sezoni, teksa City vjen pas dy humbjeve radhazi ndërsa skuadra e Amorim ka grumbulluar 4 pikë, duke numëruar nga 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Tek qytetarët u rrit disi entuziasmi pas afrimit të portierit të kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, ndërsa tek United pavarësisht shpenzimeve në këtë merkato verore, nuk duket se po shihet një ndryshim i madh pozitiv te kjo skuadër. Dy nga dëshirat më të mëdha të Amorim për këtë sezon ishin një sulmues i ri dhe një portier. Tani, ai duhet të vendosë nëse do t’i japë...