Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen thumbon Horner: Më përpara nuk e kishim situatën nën kontroll, tani është ndryshe
Këtë vit, Italia i ka sjellë fat Max Verstappen. Pas suksesit të tij në Imola, ketër herë kampioni i botës në Formula 1 triumfoi edhe në Monza, suksesi i 66-të për të në karrierë. Në Monza, holandezi kishte në dispozicion një makinë shumë më konkurruese se sa ajo që kishte drejtuar në të kaluarën. Red Bull dhe kampioni i saj besojnë se fitorja aty varej shumë nga lloji i pistës me forcë të ulët poshtë. Sidoqoftë, Red Bull është përmirësuar sepse edhe në Zandvoort, Verstappen u afrua ndaj McLaren. Ai theksoi se këto hapa përpara janë meritë e Laurent Mekies, duke kritikuar indirekt ish-drejtorin e ekipit Christian Horner. “Deri më tani, kemi pasur shumë gara ku thjesht kemi provuar konfigurime të ndryshme makinash, duke bërë...