Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje. Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari. Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.     Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak. Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”,...