Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Djokovic i dorëzuar: S’heq dorë nga një tjetër grand slam, por ata të dy luajnë në një nivel tjetër
Për Novak Djokovic duket se tashmë nuk ka më asnjë shans të fitojë ndonjë grand slam. Për të dytin vit me radhë, 4 turnetë më të mëdhenj të tenisit u ndanë mes italianit Jannik Sinner dhe spanjollit Carlos Alcaraz (nga dy secili). Udhëtimi i serbit, fitues i 24 grand slam në karrierë, po ndalet thuajse gjithnjë në gjysmëfinale, kur humbet ndaj njërit apo tjetrit. “Këta djem janë të fortë dhe luajnë në një nivel vërtet të lartë”, tha Novak Djokovic. “Jam i kënaqur me nivelin tim, për moshën time, por tani është një çështje fizike. Unë nuk heq dorë nga fitimi i një tjetër grand slam”, tha serbi, aktualisht numri 4 në botë. Ai ka objektiva të qarta për të ardhmen: “Do të vazhdoj të...