Testi para “Topit të Artë”… Dembélé triumfon për pak ndaj Yamal në “Onze d’Or 2025”

Testi para “Topit të Artë”… Dembélé triumfon për pak ndaj Yamal në “Onze d’Or 2025”

12 Shtator 2025 8:07 Alfred Lleshi Pak ditë para ceremonisë së “Topit të Artë” (22 shtator), Ousmane Dembélé triumfoi ngushtë ndaj Lamine Yamal në “Onze d’Or 2025”, sondazhin e lexuesve të revistës franceze “Onze Mondial”, që prej vitit 1976 zgjedh futbollistin më të mirë në botë. Francezi i PSG-së mori 32.5% të votave, ndërsa Yamal 30%. Në podium përfundoi Kylian Mbappé (12.5%), i ndjekur nga Achraf Hakimi (7%). Pedri (5.6%) dhe Raphinha (4.7%) u renditën respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Edhe pse aktualisht i dëmtuar dhe mungesë për ndeshjen PSG-Barça më 1 tetor, Dembélé pozoi me trofeun. Kjo fitore e tij e ngushtë shton kureshtjen për “Topin e Artë”, për të cilin voton nga një gazetar prej 100 vendeve kryesore në renditjen e...