Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Liverpuli e Siti ideuan një shkëmbim të madh, por lëvizja dështoi në momentet e fundit
Adriatik BALLA Sipas mediave angleze Liverpuli dhe Mançester Siti patën diskutime të shkurtra rreth asaj që mund të ishte një marrëveshje shkëmbimi e bujshme. Dy klubet kanë pasur disa marrëveshje ndër vite, përfshirë transferimin e Rahim Sterling në verë, kur Xhejms Milner u transferua falas në “Anfield”. Por një raport i ri nga “The Times” hedh dritë mbi një shkëmbim të mundshëm mes dy gjigantëve të Premier League një vit më parë, në verën e vitit 2024. Liverpul bëri vetëm një afrim në merkaton e parë të Arne Slot, duke marrë Federiko Kieza nga Juventus për rreth 12 milionë funte. Siti, ndërkohë, solli dy lojtarë të rinj – përfshirë rikthimin e Ilkay Gundogan dhe transferimin prej 21 milionë funtesh të anësorit brazilian Savinjo. Megjithatë, raportohet...