Qeveria ndërroi vendet e kuajve, por karrocierit po i mbarojnë pikët e patentës

Qeveria ndërroi vendet e kuajve, por karrocierit po i mbarojnë pikët e patentës

Nga Ilir DAKO Në vend të një tranzicioni institucional, Shqipëria përjetoi një spektakël të zgjatur ku pushteti nuk u kalua, por u rikonfirmua si pronë personale. Kryeministri Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit 2025, nuk shpalli një kabinet të ri, por riorganizoi karrocën e tij qeveritare me të njëjtët kuaj, të njëjtën pelë besnike, dhe me të njëjtin kamxhik autokratik. Për tre muaj, shteti u mbajt pezull, administrata u shndërrua në një trup pa frymë, ndërsa qytetarët prisnin shpalljen e eunukëve të rinj që do të firmosnin me vetmohim grabitjet e radhës. Në vend të konsultimeve, u prodhua një kabinet si produkt i një vullneti të vetëm, ku emrat nuk përfaqësojnë politika, por besnikëri. Kjo analizë, e mbështetur në fakte dhe emra...