“Rama e dinte fatin e tij më parë se të gjithë”/ Vendimi ‘Veliaj’, reagon analisti: Duhet të ishte shkarkuar që në maj

“Rama e dinte fatin e tij më parë se të gjithë”/ Vendimi ‘Veliaj’, reagon analisti: Duhet të ishte shkarkuar që në maj

I ftuar në një emision televiziv analisti Artan Hoxha tha se Veliaj duhet të ishte shkarkuar që në muajin maj sepse kushti ligjor është plotësuar që atëherë. Hoxha tha se Rama e dinte fatin e kryebashkiakut të Tiranës para të gjithëve. “Rama i referohet gërmës S dhe jo gërmës së Kushtetutës, nismën duhet ta marrë Këshilli Bashkiak. Opozita e ka kërkuar shkarkimin e tij që në 12 maj. Ngjarja e sotme duhet të kishte ndodhur që në maj. Ky kusht ligjor është plotësuar që në 12 maj. Zgjidhja është një akrobaci, ndoshta dhe ai është i ndërgjegjshëm për këtë ndryhsim. Çështja mund të shkojë në Gjykatë. Veliaj ka opsionin që mund të japë dorëheqjen që mos të shkarkohet, nëse pranon të shkarkohet dhe të ankohet...