Sefa: Qeveria Rama shënoi performancën më të mirë në mandatin e fundit

Sefa: Qeveria Rama shënoi performancën më të mirë në mandatin e fundit

Në emisionin Quo Vadis, të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, u diskutua mbi kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se ndryshimet kryesore në qeverinë e re janë bërë në ato sektorë ku performanca ka qenë më e ulët. Sefa u shpreh se në mandatin e fundit, qeveria Rama ka pasur performancën më të mirë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ka diferencë nga qeveria Rama 1, 2, 3 për të shkuar në 4? Sefa: Ka një ndryshim në sektorë që kanë performancë të vogël, me një përjashtim infrastrukturën. Në arsim, ekonomi, kulturë kemi rikonfigurime të ministrive. Po të shohim matjen e performancës së qeverisë, këto janë sektorët që kemi miniperformancë. Ne kemi matur 3 mandatet...