Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gara për Tiranën, Shehaj: Vetëm një kandidat që bashkon opozitën mund të fitojë ndaj PS
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në Log, deklaroi se kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë, pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duhet të jetë figurë jo politike e cila duhet të përbashkojë të gjithë spektrin e partive opozitare. Shehaj tha se nisur nga rezultatet e 11 majit, nëse PD do të zgjedhë një anëtar të PD, pra figurë politike, fitorja do të jetë në anën e PS. “Cila është alternativa për të fituar? Sepse jemi në gjendje të jashtëzakonshme, e tha vetë kryeministri kur tha se nuk ka nevojë vendi për rotacion politik. Në këtë gjendje, zgjidhja e vetme nuk është të bashkohemi rreth PD e Berishës apo Mundësisë, e vetmja mundësi është të dalim me një kandidat...