“Qeveri klienteliste, pa figura politike”/ Rama 4, reagon gazetari: Kryeministri nuk ka asnjë socialist në kabinet

“Qeveri klienteliste, pa figura politike”/ Rama 4, reagon gazetari: Kryeministri nuk ka asnjë socialist në kabinet

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, komentoi qeverinë e re Rama 4, të prezantuar këtë të enjte nga kryeministri Edi Rama. Sipas Kokës, përzgjedhja e ministrave është një sfidë e rrezikshme politike. “Kjo ishte një sfidë shumë e fortë dhe e rrezikshme që Rama bëri. Më shumë sesa emrat e qeverisë, problemi është se nuk u dha asnjë shpjegim pse u larguan ministrat dhe pse u vendosën këta të rinj. Në një parti normale, kërkohet llogari. Sot, nëse bën një analizë, rezulton se brenda PS nuk ka asnjë socialist,” tha Koka. Ai e cilësoi kabinetin e ri si një “qeveri klienteliste” pa asnjë figurë politike reale. Të gjithë aty janë për të firmosur çfarë u kërkon Rama. Në parlament, thjesht cicërojnë aksiomat...