Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tetova sfidon Josën, do fitoren e katërt ndaj ekspertit që nuk e ka mundur kurrë
Egnatia zbret në fushë ndaj Bylisit në një moment delikat të sezonit. Katër ndeshje pa fitore, dy prej të cilave në kampionat, kanë krijuar një atmosferë të rënduar në Rrogozhinë, ku presioni mbi skuadrën është rritur ndjeshëm. Në qendër të kësaj situate qëndron trajneri Edlir Tetova, i cili është i detyruar të gjejë rrugën e fitores për të rikthyer qetësinë dhe besimin. Kjo përballje nuk është thjesht një ndeshje kampionati: është një test karakteri dhe personaliteti, ku trajneri duhet të tregojë se di të menaxhojë presionin dhe të nxjerrë më të mirën nga grupi i tij. Në Rrogozhinë mendojnë se kjo është një nga ato ndeshje që Tetova duhet të bëjë “kampionin”. Ai e ka treguar dy vitet e fundit që mund të mbajë skuadrën...