Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj nuk dorëzohet: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës

Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj nuk dorëzohet: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar përmes një video në rrjetet sociale, një ditë para nisjes së Kuvendit të ri, ku ai mbeti jashtë, teksa forca e tij politike do të ketë vetëm një përfaqësues. Lapaj thotë se votat që morën në të gjithë Shqipërinë, do të duhet të përfaqësoheshin në Parlament me 6-7 deputetë, por sistemi aktual nuk e lejon. Ai shton më tej se do të vazhdojë të luftojë gjatë këtyre 4 viteve për depolitizimin e administratës zgjedhore, për hapjen e listave, për ligjin për referendumet, për demokratizimin e Shqipërisë dhe kundër atyre që kanë ngritur një sistem që e ka marrë peng vendin tonë. Sipas Lapaj, ai do të jetë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët i...