“Berisha s’duhet të shkojë në Kuvend”/ Qeveria e re, reagon Ngjela: Rama vendos cilin emër të dojë, s’ka opozitë

“Berisha s’duhet të shkojë në Kuvend”/ Qeveria e re, reagon Ngjela: Rama vendos cilin emër të dojë, s’ka opozitë

Kryeministri Edi Rama shpalli ditën e sotme në Asamblenë e PS, kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt qeverisës, me 17 ministri, ku një prej të cilave do të jetë ministre virtuale. Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela, i ftuar ditën e sotme në një studio televizive, tha se mungesa e opozitës i ka dhënë kryeministrit Rama avantazhin që të zgjedh në krye të ministrive emrat që ai dëshiron. ‘Nuk flasim dot paraprakisht për ministrat e rinj, sepse duhet parë se si do të punojë. Nuk ka konkurrencë këtu sepse partia tjetër nuk ekziston. Partia tjetër e ka kryetarin non grata në Amerikë. Duke mos pasur një opozitë Rama nuk ndjen frikë. Kjo i jep mundësinë kryeministrit që të promovojë çfarë të dojë për...