“Sfida ndaj Serbisë, si një finale”/ Shanset e Shqipërisë për Botërorin, reagon gazetari: Pritet të vendoset gjithçka

“Sfida ndaj Serbisë, si një finale”/ Shanset e Shqipërisë për Botërorin, reagon gazetari: Pritet të vendoset gjithçka

Gazetari, Mantho Prokopi në një intervistë televizive u shpreh se sfida me Serbinë muajin e ardhshëm shihet si një finale për Shqipërinë sa I përket shanseve për kualifikim në botëror. Prokopi: Po ti hyjmë llogarive jemi në vendin e dytë me 8 pikë. Pas nesh vetëm një pikë më pas është Serbia që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Dhe kjo është matematika ku mbetet për tu parë se si do shkojë gjithçka. Serbia u mposht me shifrat e thella 0-5 nga Anglia duke thënë kështu që u barazuam me duelet me Anglinë. Si një finale shihet sfida me Serbinë muajin e ardhshëm pasi aty pritet të vendoset gjithçka.