Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Lajmi i ditës, fundi i sagës Veliaj”/ Qeveria e re, reagon gazetari: Dërgimi i dosjes së tij në gjykatë, nuk ishte…
Përmes një interviste televizive, gazetari Mentor Kikia komentoi emrat e qeverisë Rama 4, për të cilët tha se lajmi i ditës së sotme ishte fundi i sagës Veliaj në raport me qeverinë për bashkinë e Tiranës. Mentor Kikia: Lajmi i ditës së sotme ishte fundi i sagës Veliaj në raport me qeverinë për bashkinë e Tiranës, sepse kishte një dilemë për zhvillimin e zgjedhjeve në bashki, por mesa duket ka pasur një rastësi që nuk besoj se është e tillë, me dërgimin e dosjes së tij në gjykatë nga ana e SPAK-ut, 2 ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS-së. Në Tiranë do të ketë zgjedhje dhe besoj se ky është lajmi i rëndësishëm i kësaj dite.