Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Do të vijnë trenat? Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës
Qytetarët do mund të udhëtojnë me tren nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas vitin e ardhshëm. Me shtrimin e trasesë Hekurudha Shqiptare ka hapur edhe tenderin për “Elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Tiranë dhe lidhjen e re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”. Sipas procedurës së publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që financon pjesën dërrmuese të projektit, elektrifikimi do të zhvillohet në dy faza. “Faza e parë përbëhet nga propozimi teknik si dhe një listë devijimesh nga kërkesat e dokumenteve të tenderit ose zgjidhje teknike alternative me arsyetimet përkatëse që përmbushin objektivat bazë të projektit. Faza e dytë përfshin propozimin teknik të përditësuar, duke përfshirë të gjitha ndryshimet e kërkuara, të regjistruara në memorandum ose të shkaktuara nga ndryshime të dokumenteve të tenderit...