Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vllaznisë i dëmtohet titullari i rëndësishëm, Martini ka gati një debutim të sigurt ndaj Partizanit – Balkanweb.com – News24
Aron Jukaj nuk do të jetë i gatshëm për Vllazninë e Edi Martinit kundër Partizanit. Portieri u dëmtua në ndeshjen e Kombëtares U-21, ndërsa do të qëndrojë për disa javë jashtë fushës së blertë. Jukaj ka fituar vendin e titullarit, pas largimit të Kristi Qarrit. Zëvendësuesi i tij është gati për takimin me Partizanin. Bëhet fjalë për Leon Pohls. Ky i fundit u transferua në merkaton e verës, ndërsa akoma nuk ka debutuar me kuqeblutë. Sfida me Partizanin është e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Do të luhet pikërisht në “Loro Boriçi”, më 13 shtator ora 19:00. Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb