Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha rikonfirmon Agron Gjekmarkajn, deputeti i PD propozohet për të qenë sërish nënkryetar i Kuvendit
Kreu i PD Sali Berisha konfirmoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Agron Gjekmarkajn duke e propozuar për të shërbyer sërish si nënkreytar i Kuvendit. Gjekmarkaj mbajti këtë detyrë edhe gjatë mandatit të fundit, duke përfaqësuar opozitën në këtë rol. Berisha po ashtu konfirmoi në detyrë Gazment Bardhin, i cili do të jetë sërish kreu i Grupit Parlamentar të PD. Sakaq, nënkryetarë të grupit u vendosën Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti.