Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Korba e korrupsionit”/ Berisha komenton propozimin e Manastirliut si kandidate për Tiranën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar “korbën e korrupsionit” propozimin e kryeministrit Edi Rama për Bashkinë e Tiranës. “Dhe kë i çoi Tiranës? I çoi korbën e korrupsionit. I çoi njeriun që me qëndrimet që mbajti ndaj Covid-it, meriton në mënyrë absolute, minimumi dënim të përjetshëm. Janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte. Plus gjërat e tjera. Janë 500 milionë euro, të avulluara, të dhëna për Covid-in. Dhe ky e çon atë për qytetarët e Tiranës sikur ta ketë Tiranën kopshtin e PS”, tha Berisha. Deklaratat e tij erdhën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.