Manastirliu zgjidhet për të garuar për zgjedhjet e bashkisë, Gjylameti drejt rikthimit në Parlament si deputete

Manastirliu zgjidhet për të garuar për zgjedhjet e bashkisë, Gjylameti drejt rikthimit në Parlament si deputete

Blerina Gjylameti pritet që të rikthehet si deputete në radhët e PS në Parlament, pavarësisht se nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në 11 maj. Kjo lëvizje vjen si pasojë e vendimit të njoftuar nga kryeministri Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës me qëllimin e kandidimit të Ogerta Manastirliut në vendin e tij në zgjedhjet që pritet të mbahen. Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mënyrë hapet rruga që Gjylameti, e cila është e para në listën pas deputetëve të zgjedhur, të rikthehet në sallën e Kuvendit.