Bernardo Silva drejt kthimit në shtëpi: Kam shumë dëshirë ta afroj që në janar…

Bernardo Silva drejt kthimit në shtëpi: Kam shumë dëshirë ta afroj që në janar…

Manchester City nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë. Pas fitores bindëse ndaj Wolverhampton, humbjet kundër Tottenham dhe Brighton e kanë vënë ekipin e Guardiolës nën presion. Pas një sezoni zhgënjyes, nga City pritet të rikthehet në garë për trofetë kryesorë. Pavarësisht revolucionit të madh në merkato, me afrime si Reijnders, Aït-Nouri, Cherki, Trafford, Donnarumma dhe Nypan, si dhe largime të rëndësishme si Ederson, Akanji, De Bruyne, Gündogan e Grealish, një figurë mbetet e padiskutueshme: Bernardo Silva. Portugezi, edhe pse 31 vjeç, mbetet vendimtar me inteligjencën e tij taktike. Madje shënoi dhe udhëhoqi mesfushën e Portugalisë në fitoren ndaj Hungarisë. Dëshira për rikthimin e tij te Benfica është e madhe. Joao Noronha Lopes, kandidat për president në zgjedhjet e 25 tetorit, e...