Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kabineti i ri qeveritar, Rama i ribeson Belinda Ballukut postin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë
Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka zbardhur emrat e ekipit të ri me të cilin do të qeverisë vendin deri në vitin 2029. Rama: Kjo shumicë e re parlamnetare, qeveria e re që do dalë, duhet të marrë frymë me dëshirën për ta bërë Shqipërinë Evropën e Ballkanit. Ne nuk duhet të sillemi me këtë parti dhe me këtë moment si njerëzit që janë ulur në tavolinën e byrekut dhe mbyllin derën se mos vijnë të tjerët dhe kërkojnë byrek, gjë që ndodh shpesh. Duhet ta ndiejmë si një afrim, si një bashkim patriotik me sa më shumë njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe profesionistë, demokratë apo çfarëdo qofshin. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit...