Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Albana Koçiu në krye të Ministrisë së Brendshme
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun. Duke thënë se kjo Ministri nuk është vetëm në funksion të Policisë, Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, vuri theksin te nevoja për caktimin e adresave. Po ashtu, foli për sistemin e zjarrfikëses, që e cilësoi të prapambetur. “Sot zjarret janë problemi ynë më i madh. Kanë dalë në plan të parë. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, të ngrihet në një nivel tjetër. Administrata nuk mund të jetë më e zhytur në kënetë. Problematika e imigracionit, gjendja civile, standardet e shërbimeve të kompanisë së sigurisë private, që vetëm kur ndodh ndonjë gjë, themi çfarë bëhet me këta. Pronat e sekuestruara, që i riblejnë prapë...