Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kroos “fundos” Gjermaninë aktuale: E shoh shumë larg fitimit të Botërorit
11 Shtator 2025 12:34 Alfred Lleshi Ndërsa Italia përjeton pesimizëm në kombëtare, edhe skuadra me histori të lavdishme si Gjermania po përjetojnë pasiguri. Pas fitimit të Botërorit 2014, “Mannschaft” u eliminua në fazën e grupeve më 2018 dhe 2022. Kualifikimet për Botërorin 2026 nisën keq, me humbjen 2-0 ndaj Sllovakisë, megjithëse u pasua nga fitorja 3-1 ndaj Irlandës së Veriut. Edhe me lojtarë si Musiala (i dëmtuar për momentin), Wirtz dhe rritjen e Woltemade, realiteti nuk përputhet me shpresat. Toni Kroos, ish-kampion dhe protagonist i Gjermanisë, në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” tha qartë: “Nuk duhet të harrojmë se aktualisht, nuk jemi në mesin e atyre që mund të kenë ambicie të mëdha. Ka të tjerë që janë thjesht më të mirë. Nuk ka lojtarë...