Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë”, Rama: Flamuri i Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në oborrin e BE-së deri në 2030-ën
Mbyllja e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE deri në fund të kësaj dekade, janë dy detyrat më të rëndësishme që PS premton të përmbushë gjatë këtij mandati qeverisës. Shefi i qeverisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, tha se anëtarësimi nuk do të ndodhë sepse kështu është e shkruar nga fati, por në sajë të punës dhe përkushtimit të qeverisë. Rama: Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe më konkret se këtë herë. Detyra jonë, si përfaqësues të shumicës, nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të katërt për Shqipërinë 2030. Të mbyllim negociatat për anëtarësim në fund të vitit 2027, të mundësojmë deri në fund të këtij...