Rama-deputetëve të rinj: Doni të rrini vërdallë 4 vjet, apo që kjo rrugë t’ju zgjatet përtej një mandati?

Rama-deputetëve të rinj: Doni të rrini vërdallë 4 vjet, apo që kjo rrugë t’ju zgjatet përtej një mandati?

“Doni të rrini vërdallë 4 vjet, apo që kjo rrugë të zgjatet përtej një mandati”. Është kjo zgjedhja para së cilës kryeministri Edi Rama vuri deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij para Asamblesë Socialiste, Rama u shpreh: “Nëse doni të dytën gjëja e parë është të ruheni nga tarbiatet e vjetra që gjeni këtu, të vlerësoni mandatin e parë si një gjë që duhet ta fitoni përditë dhe të jeni të parët kudo ku është detyra. Të gjithë bashkë, programi ynë qeverisës s’ka qenë kurrë më i qartë se më konkret se këtë radhë“. Sipas tij mandati i katërt që shqiptarët iu dhanë socialistëve është fuqi për të drejtuar për të cilën sipas tij duhet qasje e...