Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve dhe lagjeve të qytetit. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona “Albano dhe Romina” si dhe zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”. Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”. Edhe Durrësin mëngjesi i sotëm e ka gjetur nën pushtetin e ujit, i cili ka vërshuar nërrugë dhe trotuare. Rruga që të çon drejt Stadiumit “Niko Dovana”, aksi drejt Currilave, rreth-rrotullimi i Shkozetit dhe ai i Plepave, janë disa nga zonat që gjithmonë sa herë ka reshje, zgjohen nën ujë.