Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Epilogu i turpshëm i një reforme të tradhtuar
Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykim ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i vënë kapakun një hetimi dyvjeçar që, nga çdo këndvështrim, përfaqëson një nga shembujt më të pastër të përdorimit të drejtësisë si instrument pushteti e force. Kjo tashmë nuk është më një çështje perceptimi, por një fakt i dhimbshëm dhe i dokumentuar: objekt i hetimit nuk ka qenë vepra penale, as një qytetar i zakonshëm, por vetë institucioni i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në kryeqytet dhe i vetmi pas Edi Ramës që ka marrë tre herë radhazi një mandat të qartë nga qytetarët e Tiranës, me mbi 160 mijë vota në zgjedhjet e fundit dhe një diferencë prej...