Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I mori 8 mijë euro klientit, “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, SPAK: I premtoi klientit se do paguante…
Zyrat e studios Ligjore “Logu” në Tiranë u kontrolluan nga oficerët e BKH. Aty i çoi dyshimi i SPAK se avokati i njohur Besart Logu kishte marrë 8 mijë euro nga një klient i tij italian me premtimin se do të ndikonte tek prokurorë dhe gjyqtarë të Tiranës në favor të tij për çështjen që ai akuzohej. Prokurorja e Posaçme, Doloreza Musabelliu urdhëroi masë sigurie arrest në shtëpi, e cila u ekzekutua në orët e mëngjesit në zyrën e tij, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Nga kontrollet në terren përfshirë zyrën e Logut, Report Tv mëson se agjentët e BKH, sekuestruan celularin e tij dhe kompjuterin e punës. Burimet nga SPAK thonë se paratë që i premtoi klientit se do i shpërndante te njerëzit...