Rama shpall sot qeverinë e re, kryeministri: Shihemi në 11:00

Rama shpall sot qeverinë e re, kryeministri: Shihemi në 11:00

Në orën 09:30 të ditës së sotme, do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku pritet që kreu i qeverisë, Edi Rama të shpallë qeverinë e re. Asambleja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe i pari që do të flasë është kryesocialisti Edi Rama, i cili pritet të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029. Kreu i qeverisë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan, “Mirëmëngjes. Shihemi në 11.00”, çka le të kuptohet se kjo do të jetë ora kur do të prezantojë qeverinë e re, ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029. Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do...