Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mastantuono theu rekordin “10” të Maradonës në kombëtaren e Argjentinës
11 Shtator 2025 8:09 Alfred Lleshi Franco Mastantuono shkroi histori me Argjentinën, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Ekuadorit në eliminatoret e Botërorit 2026. Futbollisti i Real Madridit, vetëm 18 vjeç e 23 ditë, u bë lojtari më i ri në historinë e Albiceleste që vesh fanellën mitike me numrin 10. Ky rekord ishte në fuqi nga viti 1979, kur Diego Maradona u bë “El Diez” në moshën 18 vjeç e 9 muaj. Në mungesë të Messit, të lënë pushim nga Scaloni, dhe të Thiago Almada, i dëmtuar, stafi vendosi që pikërisht Mastantuono ta mbante 10-tën. “Fillimisht ishte menduar për Almada, por nuk donim të rrezikonim. Kështu ia dhamë Francos”, – shpjegoi trajneri argjentinas. Mastantuono hyri në fushë në minutën e 62-të, pa shkëlqyer, por gjithsesi tregoi...