“Rivali ynë është Shqipëria! Kush nuk e beson gabohet”, trajneri i Serbisë: Na duhej kjo humbje për t’u zgjuar

“Rivali ynë është Shqipëria! Kush nuk e beson gabohet”, trajneri i Serbisë: Na duhej kjo humbje për t’u zgjuar

Dragan Stojkoviçi është përballur me kritika të forta pas humbjes 0-5 në shtëpi kundër Anglisë. Megjithatë, ai refuzon të flasë për dorëheqje. Sipas tij, kjo disfatë ishte e nevojshme për të zgjuar ekipin e tij nga gjumi. Stojkoviçi ka thënë qartësisht se kundërshtari i Serbisë në këtë grup është Shqipëria dhe jo Anglia. Piksi ka deklaruar në konferencë për shtyp se kushdo që mendon që mendon ndryshe, atëherë gabohet. “Një natë e vështirë për ne dhe një humbje e vështirë. Por kur ke një rival si Anglia, duhet të kuptosh se ata janë më të mirë në të gjitha aspektet e lojës. Ajo që është e rëndësishme për mua është se ky është realiteti, ku jemi dhe kush jemi. Ata i përkasin ajkës së futbollit...