Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Vuelta e Spanjës/ Pellizzari futet në histori, italiani fiton etapën e parë në karrierë
Nëse dje kolumbiani Bernal fitoi etapen e 16-të, sot në Vuelta të Spanjës, ndalesa e 17-të, evidenton një risi. E gjitha lidhet me 21 vjeçarin italian Giulio Pellizzari (Red Bull) teksa fiton Etapën e 17të të Vuelta të Spanjës dhe merr fitoren e tij të parë në karrierë: çiklist italian nga rajoni i Marche nisi sulmin vendimtar në 3.9 km, duke përfunduar përpara Tom Pidcock (Q36.5, +16″) dhe Jai Hindley (Red Bull, +18″). Ndërkohë me 4 etapa deri në fund. klasifikimi i përgjithëshëm nuk ndryshon. Jonas Vingegaaerd qëndron me 50″ më shumë se Almeida. Vazhdo leximin