Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shumë shpejt do të nisin protestat, duke miratuar publikisht një propozim që sipas tij ishte bërë edhe nga Ervin Salianji në mbledhjen e kryesisë së PD. “Në kohën më të shpejt të mundur, por i garantoj mbështetësit tanë, e mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë para një misioni të madh, shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha pas takimit. I pyetur nëse do të ketë votëbesim ndaj tij apo nëse do të jepte dorëheqjen sipas statutit të partisë, Berisha u përgjigj: “Do të ishte marrëzi nëse nuk do të pranoja votëbesim. Por nuk ishin zgjedhje, por farës. Farsa është farsë, zgjedhjet janë zgjedhje”.