Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Karriera politike e tij ka marrë fund”/ Vendimi për Kryebashkiakun, reagon deputeti: Veliaj nuk i shpëton burgut
I ftuar në një emision televiziv, deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, deklaroi se procesi ndaj Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm i drejtësisë, duke theksuar se pavarësisht se karriera e tij politike ka marrë fund, ai vazhdon të ushtrojë ndikim si kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Mendoj se dosja është serioze. Fakti që njeriu më i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri rrezikon të bëj minimumi 10 vite burg, kjo është si hap i parë shumë i rëndësishëm. Sigurisht janë edhe dosjet e tjera ku ai ka një rol dhe kemi nevojë sërish për transparencë ndaj tij nga prokuroria sidomos për çështjen e inceneratorit të Tiranës, por edhe me këtë dosjen është një bast i madh i SPAK-ut i cili deri tani ka...