Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas shkeljes së hapësirën ajrore të Polonisë nga dronët rusë duke shprehur mbështetje të plotë për këtë vend aleat, ndërsa dënoi veprimet e Rusisë. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaroi: “Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve.”