Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Një ditë para Asamblesë së PS- së, jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist…
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi bëhet i ditur nga burime mediatike, që kanë konfirmuar se kryebashkiaku është dorëhequr mbrëmjen e sotme. Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende. Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!