Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqipëria dënon shkeljen”/ Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, Begaj: Mbetemi të përkushtuar
Presidenti Bajram Begaj ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Përmes rrjeteve sociale, Begaj thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët. “Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe përgëzojmë reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët”,– shkruan Begaj. Dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës që lamë pas. Kryeministri Donald Tusk njoftoi në parlamentin e vendit se kanë qenë të paktën 19 të tillë që kanë hyrë në Poloni nga...