Lejoi zhvillimin e intervistës së Metës “LIVE” nga qelia/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokat Cakranin

Lejoi zhvillimin e intervistës së Metës “LIVE” nga qelia/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokat Cakranin

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin. Bëhet me dije se aresyeja vjen, pasi avokati ka shkelur rregullat duke lejuar kryerjen e një komunikim me telefonin e tij me ish-presidentin nga qelia live në një studio televizive, pa miratimin paraprak të prokurorit të çështjes. Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, shprehet se kjo telefonatë u krye tetorin e një viti më parë. Qosja thotë gjithashtu ky veprim shkel ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve dhe krijon një precedent të rrezikshëm dhe duke cenuar rendin dhe autoritetin e institucionit.  Shkresa e drejtorit të Burgjeve thekson se çdo telefonatë, takim apo formë tjetër komunikimi e të paraburgosurve duhet të miratohet...