Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kamarierja e plagosur aksidentalisht në atentatin e 8 shtatorit/ Familjarët apelojnë për ndihmë, ja thirrja e tyre
Familjarët e Meri Kacerrit, kamarieres që u plagos aksidentalisht në vendin e saj e të punës në atentatin e mëngjesit të 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja, si dhe u plagos po ashtu Ergon Brajoviç, u bëjnë apel shqiptarëve që të kontribuojnë për mbulimin e shpenzime mjekësore të së resë. Për kamarieren shkodrane është hapur një llogari në platformën GoFoundMe, ku mund të kontribuojë me para kush ka dëshirë dhe mundësi, për rikuperimin shëndetësor të Meri Kacerrit dhe ringritjen e saj në këmbë. Thirrja për ndihmë për Meri Kacerrit: Të ndihmojmë Merin të luftojë dhe të kthehet më e fortë se kurrë! Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep...