Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shkelje e rregullave”/ Drejtoria e Burgjeve godet avokatin e Metës: Kapet duke…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës, president i Partisë së Lirisë. Në një kërkesë zyrtare, institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit. “Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas asaj që u transmetua publikisht, telefonin u vendos në altoparlant dhe me pas iu kalua moderatores për te realizuar një intervistë...