Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
PSG e treta, Reali i shtati, ja cili ekip fiton Champions League sipas superkompjuterit të OPTA-s
10 Shtator 2025 16:23 Telesport Tashmë është bërë traditë që në prag të fillimit të çdo sezoni të ri në Champions League, bëhen parashikime për fituesin e mundshëm. Njëra nga faqet analitike të specializuar për parashikimet, OPTA, ka publikuar sot shanset e klubeve për të fituar Champions League, bazuar në llogaritë kompjuterike. OPTA parashikon që dy ekipet favorite këtë sezon do jenë Liverpool dhe Arsenal, fituesi i sezonit të kaluar, PSG, renditet në vend të tretë. Më pas ndjekin Man. City, Barcelona dhe Chelsea. Fituesi rekord i këtij kompeticioni, Real Madrid renditet në vend të shtatë me 46.7% të mundësive për të triumfuar këtë sezon. Bayern renditet i teti, ndërsa finalisti i sezonit të kaluar, Inter renditet i nënti. Mbyll 10-shen e parë Newcastle.